Kozeta Kurti me thumba drejt këngës fituese, Flori dhe Albani i përgjigjen me ironi

0

Pas përfundimit të “Këngës Magjike”, Kozeta Kurti, një nga 5 anëtaret e jurisë së festivalit, bëri një deklaratë të gjatë në rrjete sociale, ku ndër të tjera tha edhe se “fituesi, Alban Ramosaj nuk ishte këngëtari më i mirë dhe nuk e mbrojti dot këngën, por ‘kishte këngën’ dhe ajo është e para”.

Flori Mumajesi, me të cilin Alban Ramosaj ka bashkëpunuar për “Thikat e Mia”, postoi vetëm një pjesë të asaj çfarë u tha nga Kozeta Kurti, duke shtuar:

“Një shkrim i nxitur nga mllefi kolektiv! Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh! Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme. Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas. Bravo! Të lumtë! Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. P.s: Si mikeshë që të kam, edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10, po e bëj!”

Edhe kjo përgjigje ka marrë një reagim nga Kozeta Kurti, kësaj radhe në Instagram:

“Muzika është më e madhe se “Kënga Magjike”. Reflektimi është përtej Këngës Magjike, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtet keq që vetë-etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale.”

'Albani nuk e mbrojti dot këngën': Flori Mumajesi dhe Alban

Ajo shton:

“Mirënjohëse përgjithmonë Flori Mumajesit, Brunos, Klajdi Harunit dhe Fifit, që për shkak të promos së jashtëzakonshme që keni, më keni ndihmuar të lexojnë mendimet e mia, mijëra njerëz për shkak të kuriozitetit shkaktuar tek ndjekësit tuaj! Ju dua të gjithëve!”

“Thikat” në rrjete sociale kanë vazhduar përsëri. Në një story, Flori shkruan: “Jo më ThreeDots Studio, hashtag Sylesh Studio” – dhe “ironia” është ndjekur nga anëtarë të tjerë të Three Dots si Semi Jaupaj, Fifi, Alban Ramosaj etj.

'Albani nuk e mbrojti dot këngën': Flori Mumajesi dhe Alban

'Albani nuk e mbrojti dot këngën': Flori Mumajesi dhe Alban

'Albani nuk e mbrojti dot këngën': Flori Mumajesi dhe Alban

'Albani nuk e mbrojti dot këngën': Flori Mumajesi dhe Alban

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu