KPK- probleme me pasurinë, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Korçës

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Korçës, Ariola Kristo.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Alma Faskaj. Bëhet me dije se Kristo është shkarkuar nga detyra pasi ka hasur një sërë problemesh  në pasurinë e saj.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo punon prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Ariola Kristo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Ariola Kristo deklaronte pasuri me vlerë 400 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 10.3 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, Kristo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 526 mijë lekësh, kursime në cash prej 500 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 450 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.2 milionë lekë, nga të cilat 42% burojnë nga paga e Znj. Kristo si gjyqtare dhe 46% nga paga e bashkëshortit. Rreth 9% e të ardhurave totale kanë si burim dhuratat në cash nga familjarët dhe 1% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” përdorimin e huave si burim për pasurinë.

Gjatë karrierës së saj, subjekti Ariola Kristo deklaron si burim të pasurisë kredi bankare të shpeshta, huamarrje si dhe dhurata nga familjarët. Vlera e marrë hua është në total 4,000,000 lekë, e cila është shlyer plotësisht në vitet në vijim. Ndërsa në vitin 2008 është deklaruar dhuratë në formë monetare nga prindërit e bashkëshortit në shumën 20,000 euro.

Në vitin 2010, subjekti deklaron blerje automjeti me çmim relativisht të ulët prej 50,000 lekësh, ndërsa mungon informacioni për llojin e automjetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu