KQZ nuk regjistron për zgjedhje asnjë PD, Dash Sula: Vendimi i Celibashit çon ujë ne “mullirin” e PS-së

0

Për herë të parë pas 32 viteve pluralizëm, Partisë Demokratike po i mohoet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Ky qendrim eshte i paligjshem, sepse deklarata e angazhimit solemn nuk eshte nje akt personal i kryetarit te Partise, por nje akt qe ndermerret ne emer te Partise e per rrjedhoje i transferueshem. Per me teper, ata qe kane punuar ne institucione publike e dine fare mire se detyra e zevendesit te titullarit, ne kete rast nenkryetarit te Partise, eshte pikerisht qe ne mungese te titullarit, te ushtroje funksionet e tij per te garantuar funksionimin normal te institucionit. Arsyetimi i Komisionerit eshte njesoj sikur te thuash se meqenese neni 100 i Kushtetutes thote qe vendimet e Keshillit te Ministrave i firmos kryeministri, te gjitha ato akte qe kane firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku jane antikushtetuese.
Neni 46 i Statutit te PD parashikon shprehimisht se ne mungese te Kryetarit dhe me autorizim te tij, njeri prej nenkryetareve ushtron funksionet e tij.
Si jurist dhe ish-prokuror nuk arrij t’i gjej ndonje shpjegim ligjor ketij qendrimi te Komisionerit Shteteror. Nese qendrimi i tij eshte i ndikuar nga interesa politike, kjo do te ishte e pafalshme per demin kolateral qe i behet vendit dhe demokracise.
Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike ndaj ai nuk duhet të bëj asnjë deklaratë si i tillë. Para se të jepte dorëheqjen këto kompetenca i janë deleguar një personi tjetër. Uroj që KAS ti thërras ndërgjgjes ligjore dhe të mos i mohojë mbi 600 mijë demokratëve të drejtën për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu