Kreu i Shoqatës së Transportit, Qoshja i përgjigjet Braçes: Ai është kriminel, që s’ulet të na dëgjojë

0

Kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja i është kundërpërgjigjur ish-zv/kryeministrit, Erion Braçes i cili dje e etiketoi si “kriminale” vendimin për përgjysmimin e numrit të urbaneve në Tiranë.

I ftuar në emisionin Ekonomi Plus në SYRI TV, Qoshja deklaron se sjellja e Braces, që nuk po ulet me përfaqësues të Transportit Publik për të adresuar shqetësimet.

Përgjigja nga Rixhin Qoshja: “Braçe dhe kolegët e tij të ulen për të adresuar problematikat e transportit. Ndoshta nuk janë kërkesa kriminale, kriminel është Brace që nuk vjen për të diskutuar nëse ka kompetenca për këtë cështje”

Statusi i djeshëm i Erion Braçes:
“Ti themi gjerat sic jane: KJO QE OPERATORET PRIVATE PO BEJNE ME AUTOBUSET NE #TIRANE, ESHTE KRIMINALE! I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv; Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual. E kuptoni diferencen? Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje #fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal; Ne #Tirane, ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni. Te perdoresh NJEREZIT qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte KRIMINALE ne kushtet e nje #PANDEMIE. Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit. Kaq per tani”- shkruan Brace.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu