Krim horror në Spanjë, nëna shqiptare dhunon për vdekje fëmijën e saj 2 vjeç, binjaku përfundon në spital me plagë të shumta

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spanjë, ku një grua shqiptare dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj rreth 2 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e vogël të Alicante, Bigastro, të shtunën e 11 qershorit, ku 32-vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia.

Siç raportojnë mediat spanjolle, pas vrasjes së vogëlushit të saj e reja shqiptare ka tentuar të vrasë veten.

Nga hetimet është zbuluar se fëmija ka pasur një “vdekje të dhunshme”, ndërkohë që ka përfunduar në spital vëllai binjak i viktimës, i cili kishte plagë të ngjashme me ato viktimës në të gjithë trupin.

Ka qenë vetë gruaja shqiptare, e cila ka thirrur shërbimet e urgjencës, duke kërkuar një ambulancë që t’i vinte në ndihmë djalit të saj, i cili në ato momente ka qenë pa ndenja, për shkak të një goditjeje të fortë, që sipas 32-vjeçares, i ishte shkaktuar aksidentalisht teksa luante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu