Krimi në Klos, Zheji: Civilizimi në Shqipëri ecën me disa shpejtësi, rrjetet sociale bien ndesh me kodet dhe me mentalitetin

0

Analisti Artur Zheji e shikon krimin e rëndë në Klos si një përplasje qytetërimesh. Ai tha në “Open” në News24 se civilizimi në Shqipëri ecën me disa shpejtësi dhe se rrjetet sociale bien ndesh me kodet dhe me mentalitetin.

Në Klos ditën e djeshme, një 39-vjeçar vrau dy persona, babë e bir dhe më pas u vetëvra pas një konflikti që nisi nga rrjetet sociale.

“Mendoj se civilizimi në Shqipëri ecën me disa shpejtësi. Disa fusha, disa shtresa të shoqërisë shqiptare ecin me shpejtësi shumë të madhe. Rrjetet sociale në Shqipëri përdoren në mënyrë të ngjashme, ose identike si në Francë, ndërkohë që civilizimi oksidental në Shqipëri ecën shumë më ngadalë, sa më larg largohesh nga qendra. Këtu kemi një përplasje qytetërimesh. Kanë shkuar në të njëjtën rrugë përballë njeri-tjetrit. Rrjetet sociale janë shpikur që të lidhin njerëzit, që të emancipojnë, t’i bëjnë më të afërt virtualisht. Nga ana tjetër, zakonet, traditat, mentaliteti jonë është që jemi të mbyllur, hapemi me kode të tjerët, krijojmë miqësi të ngadaltë dhe të qëndrueshme. E gjitha kjo shkon nga një qytetërim i përshpejtuar kibernetik ose virtual që është krijuar në një ngadalësi e procesimit mendor të…Një telefon, një adresë Facebook-u ose Instagrami është në të njëjtën kohë një bombë që mund të shpërthejë në gjirin e asaj familje, ose të asaj qyteze sepse aftësia e mrekullueshme që të lidh e ndërlidh, në të njëjtën kohë transmeton energji negative sepse bie ndesh me kodet dhe me mentalitetin e asaj zone apo të shumë këndeve të tjera. Rrjetet sociale kanë marrë në qafë shumë njerëz në botë, jo më këtu në Shqipëri. Me lodra, me kurthe, trike të tmerrshme, kemi parë madje vetëvrasje te adoleshtentët. Kanë një ndikim të paimagjinueshëm nga ato që kuptojmë. Shohim adoleshentët që rrinë aty dhe gjithë bota përreth nuk ekziston. Ekziston ai dimension paralel. Ky dimensioni paralel i këtyre të rinjve, ky komunikim momentin që është kthyer në realitet ka krijuar këtë përplasje të tmerrshme. Në këtë realitetin e matrixit virtual, antivlerat shpesh paraqiten si vlera dhe ky është një problem shumë i madh. Shoqëria jonë nuk mund të adeguohet. Shoqëritë më të emancipuara nuk adeguojnë dot me psikozën pornografike apo me psikozën nudistë, të tejkalimit të gjithë fazve të njohjes së personave. Menjëherë kërkohet finalizimi i një marrëdhënieje, lakuriqësia e një marrëdhënieje momentin kur është në abc-në e komunikimit. Në këtë dimension që përfundojnë me vrasje, vetëm në Shqipëri mund të ndodhë”, deklaroi Zheji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu