‘Kriset’ marrëdhënia mes Shakirës dhe nënës së saj, shkak deklaratat e saj mbi Pique

0

Një prononcim për mediat nga nëna e Shakirës ka shkaktuar mosmarrëveshje mes kësaj të fundit dhe këngëtares.

Nidia Ripoll iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndarjen e vajzës së saj nga Gerard Pique. Në këtë deklaratë thuhet se mamaja e Shakirës ka treguar se dëshiron që ajo dhe futbollisti t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Mirëpo më herët bëhet me dije se Shakira i ka kërkuar familjarëve të saj të heshtin në mënyrë kategorike.

Sipas “Informalia”, Ripoll ka qenë në Barcelonë javët e fundit. Ajo po qëndron me vajzën e saj për t’i qëndruar pranë pas ndarjes nga Pique.

“Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku”, -tha Ripoll për Europa Press.

“Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit”, -vazhdoi nënë e këngëtares.

Megjithatë, Shakira nuk ishte e lumtur për këtë intervistë për shtypin, të cilët javët e fundit kanë qëndruar jashtë shtëpisë së Shakiras në Barcelonë. Ripoll është pyetur edhe për thashethemet për zhvendosjen e Shakiras në Miami, por është shprehur se nuk folur për këtë çështje me vajzën e saj.

“Nuk e kam idenë, nuk kemi folur për këtë”, u shpreh Nidia Ripoll.

Më herët kujtojmë që disa burime pranë këngëtares u shprehen se Shakira dëshiron të largohet nga Spanja dhe të shkojë në Miami me fëmijët e saj “sepse nuk ka miq në Barcelonë”.
Në emisionin e drejtuar nga Lorena Vázquez dhe nga influencuesja Alejandra Castelló, u zbulua se futbollisti katalanas nuk dëshiron që fëmijët e tij Milan dhe Sasha të ikin për të jetuar kaq larg dhe se kishte dërguar një kërkesë, nëpërmjet avokatëve të tij, për ta parandaluar këtë gjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu