Kriza e re energjitike, Endri Papajorgji: Do të paguajmë dyfish më shumë për energjinë elektrike

0

Në një lidhje Skype për Fax News Endri Papajorgji, dekan i Fakultetit të Drejtësisë u shpreh për krizën energjitike se është ndikuese direkt te konsumatori shqiptar dhe se cmimi i energjisë elektrike do të jetë dyfish më i shtrenjtë.

Papjorgji theksoi shifrat e shtrenjtimit janë të cmendura krahasuar me vlerën me të cilën është blerë energjia me 192% të vlerës së mëparshme.

“Nuk është dicka e re në Shqipëri, ajo ka detyruar operatoren e shpërndarjes së energjisë elektrike të plotësojë konsumin në vend përmes importeve që kapin vlerën 177 milion euro.

Bëhet fjalë për vlera shumë te mëdha për të plotësuar nevojat e tregut vendas. Vitet e fundit është folur për një rritje të cmimit të energjisë nga furnizuesi i tregut në 233 euro për megavat për orë, ky është një cmim është i frikshëm krahasuar me ato më të cilat kemi blerë. Bëhet fjalë për një shtrenjtim prej 192% të vlerës së mëparshme.

Ky është dhe shkaku kryesor që ehe kryeministri bëri konferencë dhe lajmëroi së do ketë një rritje të cmimit për konsumatorët në vend. Pra mund të dyfishohet cmimi. Ndikimi do te jetë drejpërdrejtë tek konsumatorët. Kriza është globale dhe nuk ka prekur vetëm energjinë, ka prekur edhe karburantet dhe ka arritur cmime të cmendura në tetor.

Besoj se do mblidhen drejtuesit botërorë për ta zgjidhur këtë krizë, pasi do rëndohen xhepat e konsumatorëve. Cmimi i karburantit nuk ka akoma një vlerë të saktë por mendohet që 300 ose 400 lekë do jetë në treg.

Një total prej 74% të shpenzimeve mbulon vetëm nevojat bazike dhe mendoni sa do ndikojë ky dyfishim i energjisë në jetësë. Pritet të ketë një rritje të inflacionit dhe duhen marrë masa për shtresat në nevojë me ndonjë rimbursim për ruajtjen e një standardi minimal jetese”– u shpreh Papajorgji.

Marrë nga Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu