Kryebashkiaku i Librazhdit dhe Zonja e Parë uruan nisjen e vitit të ri shkollor nga shkolla 9 vjeçare në Togëz

0

Librazhd, 9 Shtator 2024 – Kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha, së bashku me Zonjën e Parë, znj. Armanda Begaj, dhe Drejtuesen e Zyrës Vendore Arsimore, znj.Silvana Kasa, vizituan sot shkollën 9-vjeçare “Veiz Çota” në Togëz.

Me këtë rast, ata përcollën urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shprehur mbështetjen e tyre për nxënësit dhe stafin mësimdhënës të Bashkisë Librazhd.

Zonja e Parë, znj. Armanda Begaj, dhuroi çanta dhe sete të plota mësimore për nxënësit e kësaj shkolle, duke i inkurajuar ata të punojnë me përkushtim dhe zell gjatë vitit të ri shkollor.

Ajo uroi suksese të shumta në mësime dhe i inkurajoi nxënësit që të ndjekin ëndrrat e tyre me vendosmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu