Kryemadhi mbështet Berishën: SPAK është bërë vegël shantazhimi! Ka abortuar në vendosjen e drejtësisë

0

TIRANË – Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë në mbështetje të deklaratave të kreut të PD,Sali Berisha, ku tha se Prokuroria e Posaçme nuk duhet të ekzistojë pas 11 majit.

Pas daljes nga SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Kryemadhi u shpreh se SPAK është kthyer në një vegël shantazhimi. Kryemadhi thotë se SPAK nuk është ndërtuar për të bërë luftë politike, por të luftuar strukturat organizative përfshirë terrorizmin, dhe sipas saj ka dështuar në misionin e vendosjes së drejtësisë.

Kryemadhi: Të jemi të sinqertë, po të them se duhet shkrirë SPAK do thonë e thotë për problemet e veta që ka. Por çdo instrument ligjor që kemi votuar për ligj të barabartë, jo selektive. Në momentin që kthehet në vegël shantazhimi, linçimi ndaj politikanëve, sidomos ndaj opozitës, ka abortuar në misionin e vetë të vendosjes së drejtësisë. Spak nuk është ndërtuar për të bërë luftë politike, por të luftuar strukturat organizative përfshirë terrorizmin.