Kryemadhi nga Shkoza: Sikur t’i legalizonte të gjitha godinat,njerëzit do të ishin më mirë

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar këtë të martë me banorë tek zona e Ish-Uzinës “Auto Traktori”, në Shkozë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka folur për programin që ka LSI, por edhe problemet që sipas saj ka kryeqyteti dhe i gjithë Shqipëria.

“Në 30 vite tranzicion njerëzit këtë betejë kanë, këtë hall kanë, dhe sa herë që vjen fushata elektorale të gjithë thonë: Legalizimi, legalizimi!

Ajo që është e rëndësishme sipas meje është që ky xhep këtu çfarë është? Po e le pa ujë, pa drita, pa legalizime, problem është. Çdo varfëri sjell një tjetër pasojë nga mbrapa. O do të sjellë krimin, ose vjedhjen, ose drogën.
Dhe ajo që mendoj unë është që, në qoftë se këtu janë 160 shtëpi, kostoja për këto 160 shtëpi shtetit nuk i kushton asgjë. Janë vetëm biletat e avionit dhe hotelet e qeverisë, kushdo qofshin, në daç të njërës e në daç të tjetrës qeveri.
Por a është më e rëndësishme të rregullosh 160 familje apo është më i rëndësishëm një imazh? Po të shikosh vetëm boost-et që bëjnë nëpër rrjetet sociale, këto pagesat për promovimet e rrjeteve sociale dhe mediave, nuk është asgjë.
Inceneratorit të plehrave të Tiranës i dha për dy vjet një godine pa leje 22 milion euro. Sikur ti legalizonte të gjitha godinat dhe ti blinte jo me çmimin e tregut, por me çmimin e Bllokut, njerëzit do të ishin më mirë dhe në një situatë komplet tjetër. Ndaj ju them që ka mënyra të ndryshme për zgjidhjen e situatës këtu.
Ne nuk kemi mësuar që politikën ta mbajmë peng. Nuk ka asnjë familjar që nuk do drita, ujë, rrugë, por jo pa qëllim të lënë pa drita, pa ujë e pa rrugë me qëllim që edhe pse prindërit sakrifikojnë me të gjitha mënyrat për të të shkolluar, në momentin që ti shkollohesh, o ikën jashtë shtetit, o ikën fare nga kjo zonë dhe e lë në harresë”
, tha Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu