Kryeministri Edi Rama: Bashkia Cërrik bën diferencën, kryetari Andis Salla ka lidership

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Pogradec me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi.

Kreu i shtetit analizoi punën e bërë nga çdo bashki dhe madje nga disa prej tyre u shpreh i pakënaqur.

Rama mori si model bashkinë e Cërrikut nga e cili duhet të marrin shembull të gjithë. Ai ka vlerësuar lart punën e drejtuesit të bashkisë duke u shprehur se të gjitha arritjet e saj i atribuohen lidershipit të kryetarit Andis Salla.

Ja fjala e Kryeministrit Edi Rama për bashkinë Cërrik:

‘Shembulli një bashki si e Cërrikut, që është një bashki me halle të mëdha të trashëguara, me një pozicion ekonomik dhe social shumë të vështirë, që është një bashki që, për shkak të pozicionit gjeografik që ka në qarkun e Elbasanit, ka qenë gjithmonë si e lënë pas dore dhe lidershipi i kryetarit të bashkisë Andis Salla ka bërë diferencën’. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu