“Kryeministri po qëndron vetë në krye të grupit ndërinstitucional”, Ahmetaj thotë se konsumatorët do mbrohen, por thotë nëse nuk do rritet çmimi i energjisë

0

Ahmetaj:

Situata energjitike në vend është rrjedhojë e krizës globale, ne fatmirësisht kemi zgjedhur 30 vite më parë kemi zgjedhur të jemi pjesë e ekonomisë së hapur, sidomos për mallra që janë të kuotuara në bursa, ose të lidhura me prodhimin, mund të ketë pasoja te çmimet. Shumë prej jush ndoshta e kanë lexuar, e kanë studiuar atë që po ndodh në tregjet botërore. Një pjesë e mirë e vendeve e kanë tran sferuar koston te konusmtatorët, kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional që e drejton vetë, ditë pas dite dhe minutë pas minute. Unë do ti referohem asaj që ka thënë kryeministri, ne jemi të bindur, të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Ne do të vazhdojmë që ta mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve. Ministria e Energjitikës po punon për garantim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar, gjë që është e garantuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu