Kryeministri Rama në Elbasan: Kësti i parë në prill do jetë për pensionistët

0

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Elbasanit, me rastin e Ditës së Verës. Ndërkohë që thekson rritjen e pagës minimale, Rama deklaron se është një detyrim për të rritur dhe pagat e tjera.

Ndër të tjera, kryeministri kujton premtimin e tij ndaj pensionistëve, për një tjetër mbështetje për ta në prill.

Rama: “Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu