Kryeministrit malazez iu bllokua hyrja në doganë/ Këshilltari i Ramës: “Çudi se ai erdhi me avion në Rinas…”

0

Në mediet shqiptare dhe malazeze u raportua sot se kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, nuk është lejuar të futet në doganën e Shqipërisë për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Por në fakt e vërteta është se ai ka qenë sot pjesë e takimit që kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi sot në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Është këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga ai i cili përmes një postimi në Twitter, hodhi poshtë lajmin “Fake News”, duke sqaruar se Krivokapiç ka mbërritur në vendin tonë me avion përmes Rinasit dhe jo përmes Hanit të Hotit.

Çudi se KM të Malit të Zi ka udhëtuar me avion drejt e në Rinas…”, ka sqaruar Fuga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu