Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, kalon Vetting-un

0

Kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, është rikonfirmuar në detyrë. Kjo pas kalimit të procesit të Vetting-ut.

Të premten e 25 qershorit, ai doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Trupi gjykues ishte i përbërë nga kryesuesi Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin, dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Gjatë seancës u diskutua mbi pasurinë e Ajazit, por nuk u evidentuan probleme mbi pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Gjithashtu, KPK-ja nuk ka gjetur probleme në pasurinë e familjarëve.
Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3-vjeçar.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, më 9 prill, e ka prezantuar kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Ai e ka cilësuar qytetin e Elbasanit si “të kërkuar nga prokurorët”.

Nga ana tjetër, Ajazi tha se, deri më tani, Prokuroria e Elbasanit ka realizuar një punë të suksesshme duke goditur grupet kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu