Kthimi i 19 shqiptarëve nga Siria, Rama: Dy persona kanë refuzuar të kthehen, mbahen peng

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë në aeroporti “Nënë Tereza” pas riatdhesimit të 19 personave që ndodheshin të ngujuar në kampet në Siri.

Rama u shpreh se të riatdhesuarit do të bëjnë karantinë, në kuadër të situatës epidemiologjike , duke shtuar se gjithashtu do të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme mjekësore, dhe më pas do të dërgohen në shtëpi ose në strukturat e posaçme.

Do të kenë një periudhë të shkurtër garantimi , po ashtu do të bëhen të gjitha procedurat mjekësore, dhe më pas do të dërgohen ose në shtëpi ose do të çohen në struktura të posaçme”, u shpreh Rama.

Më tej Rama theksoi se janë shfaqur raste sporadike  nga këta persona të cilët kanë refuzuar të kthehen, kjo për shkak të frikës se rrezikut për jetën, pasi ndodhen brenda kampeve dhe se nuk kanë gjetur guximin të shkëputen.

“Deri tani janë shfaqur raste sporadike, deri tani janë dy raste që ne njohim që kanë refuzuar të kthehen. Dhe nga informacionet që ne marrim në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve dhe që nuk shkëputen dot sepse kanë frikë për jetën e tyre”, tha më tej kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu