“Kujdes, mund të…”/ Zbardhet mesazhi i fundit që Vis Martinaj u dërgoi familjarëve para se të zhdukej, dyshimet e policisë

0

Fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt vijon të jetë mister, teksa prej 26 ditësh tashmë familjarët e kanë denoncuar të zhdukur.

Hetimet për këtë rast po ndiqen nga Prokuroria e Kurbinit, ndërsa gjatë verifikimeve të saj,është zbuluar vetëm një komunikim i thatë i kryer së fundmi me familjarët.

Përmes aplikacionit “Telegram” pasditen e 9 gushtit, 40-vjeçari ka kontaktuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, duke i thënë “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.

Ky mesazh është dërguar në orën 19:21 minuta, dhe fillimisht është pikasur nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilant Martinajt, i ekzekutuar më 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës.

Sipas dosjes hetimore, Lavdie Martinaj në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, i ka shkruar atij duke e pyetur: “…A je mirë? Nga kush nga Policia apo nga…….”.

Pas këtyre mesazheve, telefoni i Ervis Martinajt nuk ka pasur asnjë sinjal dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje. I vënë në dijeni nga gruaja, për këtë situatë jo normale, Rakip Martinaj dhe të afërmit e tjerë kanë telefonuar biznesmenin e lojërave të fatit, por sërish askush nuk përgjigjej përtej telefonit.

Kjo solli shqetësim të mëtejshëm brenda familjes, të cilët u shtynë për të bërë denoncimin në polici.

Prej 26 ditësh, zhdukja e Martinaj vijon të mbetet ende mister, duke ngritur dyshime të forta, përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu