Kujdes nga keqkuptimet me partnerin/en, durim në punë, horoskopi ditor

0

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Një ditë që nis me këmbë të mbarë është kjo e enjte 16. Puna nuk ju lodh, përkundrazi është e shëndetshme për ju.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kujdes nga keqkuptimet me partnerin/en, sidomos në fundjavë. Kushtojini më shumë vëmendje dietës suaj, domethënë asaj çka hani në vaktet e ditës, por dhe ndërmjet tyre.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Jeni të përgjumur emocionalisht, duhet të dilni më shumë. Puna vazhdon, por me një plogështi dhe ritëm dhe motiv, përpiquni të mos e teproni kështu, me qëllim që të ecni normalisht përpara.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Po dilni në mënyrë progresive nga vetmia juaj, dhe mirë po bëni! Hani ushqime të lehta, vapa ju lodh.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dashuria është futur në një stacion dhe ndoshta për momentin kjo është gjë e mirë. Edhe në punë, jo të gjitha të këqijat ju dëmtojnë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ka lloje të ndryshme dashurie, e rëndësishme është që ju të dini të bëni dallimin dhe jo të përçmoni. Miqtë ikin dhe vijnë, këtë duhet ta kini parasysh.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Çfarë po ndodh me zemrën tuaj? Ndoshta një tronditje do të shfaqet në fundjavë. Kujdes nga gjuhët ziliqare, sado që ju trazojnë, mos u kushtoni hiç vëmendje.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo e enjte 16 duket të jetë një ditë për të rimarrë veten. Ndaj në prioritet mos kini të dilni në takime, por të merreni pak me veten. Puna mund të përballet me disa kthesa interesante në fund të muajit.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna në shenjën tuaj është sigurisht një garanci suksesi në marrëdhënie. E njëjta gjë, vlen edhe për marrëdhëniet profesionale.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ka diçka që po ju gërryen, po ju bren në mendje. Ndonëse përpiqeni të thelloheni, bëjeni këtë me maturi. Për ata që janë në një punë, lajme të reja vijnë nga shtatori.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Mos u ndalni shumë në të shkuarën, përpiquni të veproni duke ecur përpara e njëkohësisht të fashitni dyshimet tuaja. Puna shkon me ritme të ngadalta, por të paktën për momentin, ashtu siç është, po ecë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Mos u ngecni në imazhet e së shkuarës, përpiquni të lëvizni ujin që mos qelbet. Puna do të evoluojë së shpejti, mos harroni, durimi është virtyti i të fortit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu