Kujdesej me tanga e sytjena për pacientët me Koronavirus, infermierja merr ofertën e pabesueshme

0

Disa javë më parë, një infermiere ruse në spitalin e Tula-s shkaktoi debate në të mediat globale (dhe një drithërimë në mesin e pacientëve të saj meshkuj), kur ajo shkoi në punë me një veshje transparente dhe vetëm me të brendshme.

Identitenti i saj u bë publik dhe bëhet fjalë për Nadezhda Zhukova.

Besoni apo jo, nuk kishte “ankesa” nga pacientët burra ku ajo punon, sipas raporteve lokale.

Sidoqoftë, administratorët e spitalit morën masa për Zhukovën për “mosrespektimin e kërkesave të veshjeve mjekësore”.


Që nga gjesti i saj, ajo mori një famë të madhe.

Kjo është dhe arsyeja pse Zasport, një markë ruse e veshjeve sportive e ftoi infermieren për një fushatë reklamuese.

Në një intervistë me markën e publikuar në faqen e internetit të Zasport, Zhukova pretendon se pavarësisht ofertës , ajo gjithmonë kishte menduar të punonte në kujdesin shëndetësor.

Ajo u shpreh:

Që kur isha e vogël, kam dashur të bëhem mjeke. Kam trajtuar kukullat e mia, kam dashur të luaj “mjekë dhe infermierë, tha modelja 23-vjeçare, e cila filloi punë si infermiere pastruese në vitin 2018 pasi u diplomua në infermieri, megjithëse ajo synon të kthehet në shkollë për të bërë doktoraturën e saj.
Burimi:Nypost|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu