KUPA/ 120 minuta dhe 15 penallti të goditura, Dinamo-Tirana kthehet në “dramë”

0

-120 minuta lojë dhe 15 penallti të goditura për të përcaktuar skuadrën çerekfinaliste në Kupën e Shqipërisë. Takimi mes Tiranës dhe Dinamos përfundoi me shifrat 2-0, po ishin blutë që kaluan në raundin tjetër pasi u treguan më të saktë nga penalltia.

Aldi Gjumsi në minutën e 35′ dhe Vesel Limaj në të 78-tën, shënoi të dytin duke dërguar ndeshjen në shtesë.Pas shtesës prej 30 minutash rezultati nuk ka ndryshuar dhe kanë qenë penalltitë ato që kanë përcaktuar skuadrën që do të vazhdojë më tej rrugën në Kupën e Shqipërisë.

Të dyja skuadrat kanë gabuar shumë nga pika e bardhë (Gavazaj dhe Demiri për Dinamon, Limaj, Xhixha dhe Toshevski për Tiranën), por në fund kanë qenë blutë ata që kanë festuar kualifikimin, me portierin Bakaj heroin e sfidës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu