KUPA E ITALISË/ Napoli turpërohet në stadiumin Maradona, Fiorentina i shënon 5 gola

0

Fiorentina kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra nga Firence mposhti Napolin me shifrat 5-2 dhe në çerekfinale do të luajë ndaj Atalantës. Dusan Vlahovic do të shënonte në minutën e 41′,ndërsa Mertens do të barazonte katër minuta më pas.Në shtesën e pjesës së parë portieri Dragowski u ndëshkua me karton të kuq dhe ekipi mik mbeti me një lojtar më pak.

Pavarësisht kësaj, Fiorentina në pjesën e dytë ia doli të befasonte Napolin me një gol të realizuar mjeshtërisht nga Biraghi. 6 minuta nga fundi Lozano u ndëshkua me karton të kuq dhe forcat në fushë u barazpeshuan.

Në minutën e 94-t u regjistrua polemika më e madhe, pasi arbitri i ndeshjes ndaloi lojën dhe ndëshkoi me karton të kuq Fabian Ruiz. Ai nuk lejoi avantazhin, kur për Fiorentinën ishte një rast i pastër goli.Një minutë më pas Napoli ia doli të barazonte me Petagna dhe me rezultatin 2-2 ndeshja shkoi në shtesë. Me një lojtar më shumë Fiorentina dominoi dhe shënoi tre gola në portën e Napolit, me Venuti, Piatek, që debutoi me gol, dhe Maleh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu