Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia dhe Bylisi janë ndarë me barazim, kush del në çerekfinale

0

Ka përfunduar edhe sfida e fundit e Grupit A në Kupën e Shqipërisë. Vllaznia dhe Bylisi janë ndarë në barazim ndeshjen e kthimit, por ata që avancojnë më tej janë kuqeblutë për shkak se në duelin e parë ata fituan 2-0.

Falë skemës së paracaktuar nga FSHF, në Grupin A rezulton që në çerekfinalen e turneut do të ndeshen Kastrioti me Tiranën dhe Vllaznia me Partizanin.

Rikujtojmë që dje Kastrioti eliminoi Dinamon, Tirana-Lushnjën dhe Partizani u kualifikua pasi mposhti Korabin.

Ndeshjet e para do të luhen më 1 mars ndërsa ato të kthimit më 15 mars.

ÇEREKFINALET

GRUPI A

Kastrioti-Tirana

Vllaznia-Partizani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu