KURTHI! Romeo Veshaj zëvendëson të vëllanë brenda BBV, a do e njohin banorët?

0

Banorëve të Big Brother VIP u është ngritur një kurth nga produksioni. Kjo pasi në vend të Donald Veshajt, ata do të kenë për banor për një kohë të shkurtër, binjakun e tij, Romeo Veshajn.

Binjakët ndërruan rrobat, dhe Romeo Veshaj duke u hequr si Donaldi shkoi dhe u ul pranë këngëtares Beatrix Ramosaj, me të cilën binjaku i tij ka nisur një romancë.

Ai tundi kokën si për të lënë të kuptohet që mund të ishte mërzitur, por askush nuk e vuri re ndryshimin mes binjakëve.

“Mos më fut frikën,”- tha Trixa duke dashur të mësojë se ç’kishte ndodhur me të në dhomën e rrëfimit, por dukej qartë që nuk e kishte idenë se përpara syve kishte binjakun e Donald Veshajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu