Kurti e pranon Asociacionin, Borell njofton se ka marrëveshje Kosovë-Serbi: Palët pranuan zbatimin e aneksit të marrëveshjes

0

OHËR- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç. Pas takimeve, Borell ka folur për mediat dhe lajmëroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë dakord me krijimin e Komunave serbe.

“Ne kemi pasur një ditë të gjatë. Shpreh falenderim për pritjen nga miqtë maqedonas. Synimi sot ishte që palët të merren vesh sesi të implementohet marrëveshja që u pranua me 27 shkurt. Sot çështja ishte se si të implementohet. Kjo nënkupton se si duhet të bëhet, nga kush, dhe kur. Kemi diskutuar për 12 orë. Kemi marrëveshje se si ta bëjmë. Palët janë pajtuar për Aneksin e Implementimit. Palet janë pajtuar të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjet dhe implementojnë të gjithë obligimit. Ky rezultat erdhi pas negociatave të vështira. Për të implementuar nenin 7, Kosova është pajtuar të nisë menjëherë negociatat me BE-në për çështjen e vetë-menaxhimit të komuniteteve,”-tha Borrell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu