Kurti takim me eurodeputetët e grupit më të madh në PE, folëm për mundësitë që jep takimi në Ohër

0

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka nisur qëndrimin e tij dyditor në Strasburg të Francës ku është takuar me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia dhe Vladimir Bilcik nga Sllovakia.

Bashkë me të, në këtë vizitë gjendet edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Kurti ka folur me eurodeputetët europianë për zhvillimet e fundit në Kosovë, për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian, për aplikimin në Këshillin e Europës mes të tjerave.

Në një komunikatë për shtyp, Zyra e Kryeministrit raporton se në këtë takim u bisedua edhe për takimin e 18 marsit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim”, njoftoi ZKM-ja.

Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, sipas ZKM-së.

Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu