Kush do ta presë Berishën në Elbasan?

0

Lideri historik i PD-së do të zhvillojë sot takimin e radhës në Elbasan.

Takimi do të mbahet në orën 18:00 në teatrin ‘Skampa’.

Sipas informacioneve të siguruara nga infowebtv, organizatorët kanë marrë të gjitha masat për pjesmarrje sa më të gjërë. Ndërkohë mësohet se mjaft demokratë të plejadës së vjetër, por edhe të rinj, do jenë pjesë e këtij takimi.

Bëhet e ditur se drejtuesit aktualë nuk kanë pasur ftesë, por edhe nuk kanë pasur udhëzime nga qendra që të mos jenë pjesmarrës. Gjithkush është lënë i lirë ta bëjë vetë zgejdhjen, të jetë pjesmarrës apo jo.

Të njëjtat burime treguan se gjatë kësaj periudhe në Elbasan ka qenë për organizim Flamur Noka i cili mbështet publikisht Berishën.

Burime treguan për Infowebtv se Berisha do të pritet në Elbasan nga disa emrat historikë të PD si Ardjan Turku, ish ministër, ish-nënkryetar parlamenti, ish kryetar bashkie, ish deputet dhe ish kryetar qarku në kohën e Berishës. Blendi Himçi ish-kryetar qarku dhe ish-nënkryetar bashkie, ish-deputetë, ish-pushtetarë dhe funksionarë të tjerë.

Por disa nga deputetët aktualë të PD-së nuk do të jenë të pranishëm. Ata kanë zgjedhur të mbajnë anën e Bashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu