Kush do ta trashëgojë ‘Perandorinë Raiola’? Po futbollistët?…

0

ITALI – Humbja e jetës e Mino Raiola, në moshën 54-vjeçare, lë pas një trashëgimi në përmasat e një perandorie: një agjenci përfaqësuese, që menaxhon fatin e disa prej emrave të mëdhenj në botën e futbollit. Nga Ibrahimovic, për të kaluar te Haaland, Pogba apo Donnarumma.

Pyetjet tani që Mino nuk është më, janë disa. Kush do ta trashëgojë agjencinë e përfaqësimit? A do të vazhdojnë lojtarët me kompaninë, apo do të ndryshojnë përfaqësuesin e tyre?

Sipas “Forbes”, Mino Raiola kishte një pasuri me një vlerë neto prej 84.7 milionë dollarësh. Ai ishte në mesin e pesë agjentëve më të fuqishëm sportivë në botë dhe paratë i mori falë komisioneve të negociatave të transferimeve. Gjatë karrierës së tij, Mino ka negociuar më shumë se 847.7 milionë dollarë me kontrata.

Agjencia e Raiolës është ndërtuar mbi një themel të thjeshtë. Ai bazohet në një strukturë prej pak njerëzish dhe të gjithëve me besim maksimal. Personi kyç ishte Rafaela Pimienta, avokatja e tij dhe partnerja e Minos prej 20 vitesh.

Përveç kësaj, si njerëz që punonin çdo ditë, duke rekrutuar lojtarë dhe duke ofruar shërbime për futbollistët e tyre, ishin Vicenzo Raiola, kushëriri i tij dhe José Fortes, një emigrant spanjoll që jeton në Amsterdam dhe që ishte një anëtar kyç i grafiku organizativ për sa i përket zbulimeve.

Sipas njerëzve të afërt të Minos, të kontaktuar nga “Marca”, Rafaela do të vazhdojë të jetë në krye të gjithçkaje, ndaj do të vazhdojë të ndërmjetësojë kontratat e futbollistëve që ata drejtojnë. Dy prej tyre janë kyç, Ibrahimovic dhe Pogba. Dhe të dy janë të gatshëm të vazhdojnë në të njëjtën strukturë.

Marrëdhënia e Raiolës me këta dy futbollistë ishte shumë personale. Sa i përket të tjerëve, përfshirë Haalandin, do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ndonëse në parim llogarisin që edhe ata të vazhdojnë… të paktën tani për tani. “Misioni i Minos ishte ta bënte futbollin një vend më të mirë për lojtarët dhe kjo do të vazhdojë të bëhet me të njëjtin pasion”,- thonë ata për “Marca”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu