Kush duhet të burgoset për tenderin “60 MLN Lekë në dorë, të POSTËS Shqiptare?!

0

Vazhdojnë ende tenderat korruptivë të Posta Shqiptare, me drejtorë të ndryshuar që nuk iu njihet as nam e as nishan. Bëhet fjalë për institucionin e ish-drejtorit Laert Duraj që e braktisi për të mbajtur imunitetin e për të bilbilosur në Kuvend. Pas tij u emërua titullar Hipokrat Biba, drejtor i përkohshëm deri në emërimin e të riut, e ky i fundit kaloi në postin e administratorit të sha, ndërsa tani kompania është 100% nën zotërim të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Ky tender duhet padyshim të çojë dikë pas hekurave për shkakun se është kryer me procedurën me Negocim Pa Njoftim, e njëjta metodë që burgosi ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen për tenderin abuzues me vlerë 25 MLN Lekë për kanale ujitëse në kuadër të Ujësjellësit të këtij qyteti si institucion prokurues. Vlera ë këtij tenderi është trefish më e lartë sepse bëhet fjalë për 60 MLN Lekë të dhëna pa konkurrencë, një operatori të vetëm në garë. Edhe më e forta është që asnjë prej dokumenteve të këtij tenderi nuk është publik në faqen zyrtare të Prokurimeve Publike.

Vetë Rama deklaroi pas tenderit të Tushes, të gjithë tenderat me një procedurë të tillë të shpallur me fitues do të viheshin nën hetim dhe ky është rasti flagrant, ku mungojnë edhe dokumentet të cilat supozohet të shpjegonin “Shërbimin e Transportit për Punonjësit e Filialit të Posta Shqiptare sh.a., Qendra Tranzite”, për sa kohë, me çfarë specifikash, etj. Diferenca mes Fondit Limit dhe “Partner Travel Company” në pronësi të Albert Koçit, është vetëm 850 mijë lekë të vjetra. Ky tender ka qenë i paracaktuar për këtë kompani dhe kjo është arsyeja pse dokumentet e tenderit nuk gjenden askund, veçse ato të kompanisë fituese.

Personi që ka firmosur këtë tender është titullari Hipokrat Biba, por pyetja publike e mediave për SPAK është: Kush duhet të shkojë pas hekurave për tenderin “60 MLN Lekë në dorë, të POSTËS Shqiptare?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu