Kush e bëri hapin i pari për ti dhënë dorën njëri tjetrit? Meta flet pas thyerjes së akujve me ambasadoren Kim

0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur pas konferencës që u mbajt në Tiranë, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku ishte e pranishme dhe ambasadorja Kim, me të cilën kreu i shtetit shtrëngoi duart, pas një periudhe të gjatë akulli mes tyre.

Ilir Meta:

Asnjë problem në këtë drejtim, përveç forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, jo vetëm kundër trafikimit të qenieve njerëzore, edhe për shkak të largimit jashtë vendit edhe të fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit, të cilët bjenë shpesh pre e trafikantëve ndërkombëtarë. 

Një pasojë e madhe për shkatërrimin e familjes, dhe shteron enerfjinë e vendit, lufta kundër trafikut duhet të jetë një prioritet, qoftë për qeverinë, qoftë për opozitën dhe parlamentin. Trafikimi është një krim ndërkombëtar, dhe nuk mund të ballafaqohet veçse me bashkëpunim mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu