Kush është 60-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali Covid-2. Emri

0

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhur pak pas mesnate në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku një pacient me Covid-19 u vetëhodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Leonard Skabona nga Rrësheni, 60-vjeç, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.

Skaq mësohet se 60-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ky është rasti i pestë zyrtar tragjik në vendin tonë ku pacientët me Covid-19 i kanë dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkonet e spitaleve.

Rasti i fundit ishte i një 69-vjeçari nga Fieri, i cili u hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ku më pas ndërroi jetë. Po ashtu vetëm pak javë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital. Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu