Kush është biznesmeni që u paralajmërua mbrëmjen e djeshme me tritol. Vëlla i ish-prokurorit

0

Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e djeshme Mamurrasin, në banesën e një biznesmeni.

Sasia e tritolit ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit Shpëtim Ndreca, dhe për fat të mirë nga ky shpërthim nuk ka dëme në njerëz.

Mësohet se Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, teksa është i ndarë nga bashkëshortja. Ai është pronar i frabrikës së miellit në Fushë Mamurras, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me bizneset e tij, shkruan Faxweb.al.

Ende nuk ka një pistë konkrete në tryezën e hetuesve.

Menjëherë në vendngjarje mbrëmjen e djeshme shkuan forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu