Kush është ish-gardiani i burgut që u qëllua sot dhe çfarë e lidh me vrasjen e komisar Dritan Lamajt

0

Mbrëmjen e sotme një tjetër atentat u regjistrua në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku mbetën të plagosur shtetasit Gentjan Bejtja dhe Klodjan Stafuka të cilët po qarkullonin me makinë në aksin Fushë Krujë-Tapizë. Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai i shpëtoi një antenati në vitin 2016, ku makinës së tij, iu vendos një minë e telekomanduar.

Mina ishte vendosur në automjetin e Bejtjes tip “Tuareg” dhe shpërtheu pak çaste pasi ai doli nga shtëpia. Bejtja, ka qenë në të kaluarën ish-gardian burgu, e disa herë ka qenë i arrestuar nga policia.

Ngjarja e ndodhur në 19 shtator 2016:

Ngjarja ka ndodhur në orën 09 e 30 të mëngjesit në afërsi të banesës së Bejtes prind I dy fëmijëve, vetëm pak caste nga ndezja dhe nisja e mjetit fuoristrade tip “Touareg” me targa AA 020 BH.ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi një sasi e vogël lënde eksplozive i ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, në afërsi të derës së shoferit. Si rezultat I shpërthimit Bejtja ka mbetur I plagosur lehtë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, pa plagë serioze.

Hetimet:

Hetuesit të cilët e kanë marrë në pyetje dhjetëra herë Bejten , për shumë çështje të tjera, edhe këtë radhë nuk kanë marrë informacion të vlefshëm nga 35-vjecari, në lidhje me konflikte të mundshme me persona të tjerë. “ Nuk kam konflikte me njeri, as nuk kam patur, nuk e di kush mund ta ketë bërë.

Gjejeni ju autorin, “ mësohet se I ka thënë hetuesve 35-vjecari nga spitali I Traumës në Tiranë ku gjendjet nën kujdesin e mjekëve.

Hetuesit kanë shoqëruar mbi 20 persona gjatë ditës së sotme kryesisht të afërm e miq të 35 vjecarit, por edhe persona me precedent penalë , për të zbuluar identitetin e autorëve. Hetuesit janë treguar shumë të matur në lidhje me këtë ngjarje , për vetë faktin se miku I Bejtes Enver Stafuka është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 8 shkurtit të 2015. Burimet bëjnë me dije se shkak I atentatit, është e kaluara e tij kriminale. “ Nuk mund të dimë nëse ishte paralajmërim apo tritoli u vu për ta vrarë, por ku ishte një kërcënim serioz përjetën e 35 vjecarit” pohojnë burimet.

Gentian Bejtja ishte një prej të shoqëruarve të shumtë nga policia e Krujës pasi u gjetën 800 gram tritol në makinën BMV X5 të Durim Bamit, “ vrasësit” të Tom Doshit, akuza këto të pa vëetetura nga Prokuroria.

Hetuesit kanë hapur edhe një herë dosjet, për të bërë të mundur lidhjen e fakteve. Mësohet se Enver Stafuka dhe Durim Bami kanë qënë disa muaj nën përgjim për vrasjen e bankierit Artan Santo. Sipas Hetuesve po punohet në disa pista për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje, por duket se atentati I sotëm I rrënjët më të thella, në ngjarjet e viteve të shkuar.

Enver Stafuka dhe Gentian Bejtja:

3 ditë pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj në 27 shkurt 2013, është arrestuar Getian Bejtja. Enver Stafuka u arrestua në 29 MAj të 2013, tre muaj më pas për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Stafuka u akuzua se ka qenë bashkëpunëtor me 32 vjecarin Gentjan Bejten , ish gardianin e burgut të Fushë Krujës që u akuzua si grabitësi kryesor ndërsa Stafuka si bashkëpunëtori i tij. Sipas organit të akuzës dy banorët e fshtatit Larushk, komshinj me njëri tjetrin e kanë grabitur automjetin në pronësi të një doganieri, tip BMV me targa Dr 19 44 F ngjyrë gri, e më pas ja kanë dhënë personave të panjohur, që kryen atentatin ndaj shefit të policisë. Automjeti pas vrasjes së Komisarit u gjet I djegur në Domje.

Por akuza nuk u provua as gjykata e Krimeve të Rënda e cila ja delegoi çështjen Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës.

Kjo gjykatë në 13 Nëntor 2013, I shpalli të pafajshëm dhe I liroi nga akuzat e nga burgu dy personat e dyshuar Stafukën dhe Bejtjen.

Gjatë seancës, u paraqitën edhe pamjet nga kaseta ku nga prokuroria pretendohet se ka sekuenca ku shfaqej autorësia e vjedhjes. Pas këtyre provave, trupi gjykues për mungesë provash, ka vendosur që të shpallë të pafajshëm Gentian Bejtajn Enver Stafukën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu