Kush është këngëtarja që u fut në ‘BBV’, nga sherri me Jonida Maliqin që çoi në ndarjen e saj me Romeo Veshajn tek hakmarrja për…!

0

Këngëtarja, Xheisara Frisku, mbrëmjen e së mërkurës iu është shtuar banorëve të Big Brother Vip, që konkurrojnë për të fituar çmimin 100 mijë euro.

Ajo mori famë pasi mori pjesë në “Kënga Magjike 2019”, konkurs muzikor ku u eleminua nga anëtarja e atëhershme e jurisë, Jonida Maliqi.

Në atë kohë u raportua se këngëtarja ndërhyri në marrëdhënien e Jonida Maliqit me aktorin, Romeo Veshaj, gjë që çoi në ndarjen e tyre.

Xheisara Frisku e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonida Maliqit, eliminimin e saj nga “Kënga Magjike” dhe shpërtheu keq ndaj këngëtares.

Gjatë një interviste në atë kohë, Xheisara u shpreh se anëtarja e jurisë e kishte personale me të dhe hodhi kunja ndaj saj, duke u shprehur se “nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live”.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën.

Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, u shpreh Xheisara Frisku ndër të tjera.

Ndërkohë, komentues që pretendojnë se janë në brendësi të këtij konflikti të dy këngëtareve për aktorin, mendojnë se Xheisara Frisku ishte pikërisht “molla e sherrit”, që e çoi çiftin në ndarje.

Këngëtarja, e lindur në Burrel, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në talent-show të ndryshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu