Kush janë dy pronarët e ‘Masabi Fruits’ që prisnin banane, por iu kapën 200 kg kokainë në kamion (EMRAT)

0

Sot në Portin e Durrësit është dnaluar një kamion, pasi rezultoi me njollë të kuqe kur iu nënshtrua kontrollit në skaner. Kamioni priste të kishte brenda vetëm banane dhe kivi, por skaneri zbuloi se kishte të fshehur kokainë, në tavanin e modifikuar për të mbajtur sasi shtesë.

Tavani u sharrua nga forcat zjarrfikëse dhe po merren e numërohen pakot, që më pas do t’i nënshtrohet dhe procesit të peshimit. Më pas do të kalojë në laboratorin e ekspertizës ligjore për t’ju nënshtruar analizave dhe për të përcaktuar llojin e drogës.

Deri më tani dyshohet për 200 kg kokainë e ardhur nga Amerika Latina (Ekuadori). Ndërkohë administratorët e firmës ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, që kishin porositur frutat janë Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku. Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti ka folur për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit. Peti thotë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun. Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dh e ndjen veten të pambrojtur.

”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ç’a komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoi djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që ësthë arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur. Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po mër kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo”, tha Peti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu