Kush janë dy të rinjtë që u përplasën në aksidentin e Fierit, 16 vjeçari që vdiq në vend dhe i riu tjetër në gjendje të rëndë (FOTO)

0

 

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Ballsh-Fier, në vendin e quajtur “Ura e Ballshit”.

Viktimë ka mbetur një shtetas i mitur 16-vjeç, si dhe është plagosur një tjetër shtetas 19-vjeçar. Të dy këta persona po udhëtonin me motor dhe dyshohet se janë përplasur një automjet tip ‘Ford’.

Trupi i viktimës është gjetur i pajetë nga kalimtarë të rastit, ndërkohë që 19-vjeçari i plagosur është transportuar në spital me fraktura të rënda.

Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e të përfshirëve në aksident, ku në të majtë të fotos është 18 vjeçari Ledjon Alushaj i cili ka mbetur i plagosur dhe në anën e djathtë është 16 vjeçari Agim Hoxhaj i cili nuk mbijetoi dot dhe ndërroi jetë pas dëmtimit të rëndë që mori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu