Kush kapet duke përdorur Twitter-in shkon në burg

0

Nigeria do të ndjekë penalisht këdo që zbulohet se ka shkelur ndalimin në vend të firmës së medieve sociale, Twitter.

Sipas BBC, qeveria njoftoi të premten se po pezullonte operimet e kompanisë Twitter në vend.

Rrjetet e telefonit celular e bllokuan qasjen pasi u urdhëruan ta bëjnë një gjë të tillë, por disa përdorues po e ‘kapërcejnë’ ndalimin.

Kjo masë vjen pasi Twitter fshiu një status të presidentit Muhammadu Buhari për shkeljen e rregullave të faqes.

Qeveria e tij tha të shtunën se fshirja e postimit ishte “zhgënjyese”, por jo e vetmja arsye për pezullimin e “përkohshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu