Kuvendi miraton shkarkimin e presidentit Meta, këto janë deputetët që nuk morën pjesën në votim

0

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet nga Gjykata Kushtetuese e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare. Në procesin e votimit morën pjesën 115 deputetë ndërsa 7 munguan.

Deputetët që nuk morën pjesën në votim

Ambra Borova

Rudina Hajdari

Enada Kapllani

Korab Lita

Jetmira Raboshta

Olta Xhaçka

Fidel Ylli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu