La takim me vajzën misterioze, turistit anglez i ndodh e papritura në Brazil, e rrahin dhe i grabisin Rolex-in 19 mijë €

0

Një britanik u rrah dhe u grabit në Brazil pasi ra pre e një mashtrimi të bërë në rrjetet sociale në një aplikacion online për takime. Atij iu mor dhe ora Rolex që kapte vlerën e 19 mijë dollarëve. 36-vjeçari nga Londra u rrëmbye nga banda disa momente pasi nisi të fliste me vajzën në rrugë. Katër mashtrues, njëri prej tyre i armatosur e futën 36-vjeçarin në një makinë dhe ia morën paratë, rrobat, Rolex-in, smartfonin dhe rripin Louis Vuitton.

Por ata nuk u mjaftuan me kaq dhe i kërkuan transferim elektronik të hollash me anë të një sistemi vendas të quajtur PIX, për të cilin ai tha se nuk mund ta kryente pasi nuk kishte një llogari bankare braziliane. ‘Të tërbuar’ nga përgjigjia negative e tij ata e rrahën 36-vjeçarin derisa ai humbi ndjenjat. Më vonë ai u gjet nga Policia i lënë në rrugë.

Pas sinjalizimeve, policia ndaloi një djalë 16-vjecar si autor të dyshuar të ngjarjes. Oficerët i konfiskuan atij 1,457 rialë brazilianë dhe një celular Samsung. Sipas mediave të huaja 36-vjeçari kishte ardhur në Brazil për të takuar djalin e tij një-vjeçar që jeton me nënën, me të cilën ai është ndarë.

Sipas raportimeve, tetë nga 10 rrëmbime në Sao Paulo kryhen përmes aplikacioneve false për takime. Rreth 70% e vizitorëve thanë se krimi në qytet është rritur brenda tre viteve të fundit. Policia është ende në kërkim të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në grabitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu