LAJM I FUNDIT/ 60-vjeçari qëllon me armë motrën e tij

0

Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan.

Mësohet se vëllai, Seit Danaj, 60 vjeç pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me çifte drejt motrës, B. H., rreth 66 vjeç duke e lënë të plagosur. E dëmtuara ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. .

Autori mendohet të ketë qenë i dehur dhe pas ngjarjes është larguar drejt pyllit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë: 

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu