LAJM I FUNDIT/ Adriatik Llalla ankimon vendimin për dënimin e tij me 2 vite burg

0

Ish Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.

Ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaccme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij. Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë ccmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu