LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, mjeti përplas 3 vjeçarin i cili transportohet për në spital, vihet në pranga një 19 vjeçar

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë, teksa raportohet 19 vjeçari me inicialet E.D duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë, ka përplasur një 3 vjeçar i cili për momentin ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë janë marrë masa, duke arrestuar 19 vjeçarin për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i Plotë

Divjakë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu