LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Elbasan-Cërrik.

Ka humbur jetën një person rreth 60-65 vjeç, ende i paidentifikuar, ndërkohë autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

NJOFTIMI

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu