LAJM I FUNDIT/ Aksident midis dy automjeteve,një person i lënduar

0

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16.30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, afër Tapizës.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë autovetura tip “Benz” me targa “aa 881 nn” i ka prerë rrugën një “Audi” me targa “aa 062 vp”

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti është plagosur njëri nga drejtuesit e mjetit i cili është dërguar drejt spitalit të Tiranës.

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje rreth aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu