LAJM I FUNDIT/ Arrestohet grupi vrasës me pagesë, 5 të arrestuar (Detaje +Emra))

0

Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje.

Togat e zeza pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve dhe kanë lënë në burg paafat Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Dy ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Storm”, 5 të arrestuar, 2 nën hetim në gjendje të lirë dhe një tjetër në kërkim. 8 personat e proceduar kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar.

Gjithashtu policia u sekuestroi veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka.

Për “Vrasjen e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja (i shpallur në kërkim) dhe shtetasja E.V e cila është proceduar në gjendje të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu