LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet Arben Mërkuri, rrahu biznesmenin libanez me Landi Muharremin në vitin 2016

0

DURRËS– Arben Mërkuri është personi që ra pre e një atenti mbrëmjen e sotme në Sukth. Mësohet se 48-vjeçari është qëlluar dy herë me armë zjarri. Ai është dërguar në spita pasi i është bërë atentat, por aty ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mërkuri rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë, kryesisht në fushën e narkotikëve. Ai është një nga tre personat që rrahën bznesmenin libanez në Durrës, Faadi Mitri. Për ngjarjen në fjalë, Mërkuri u shoqërua bashkë me Landi Muharremin, ish-subjekt i OFL-së dhe Skënder Krahjën.

Sukthi është rrethuar nga forca të shumta policie, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Kontrolle po ushtrohen edhe në hyrje të Tiranës, pasi ka dyshime të forta që ekzekutorët janë nisur drejt kryqytetit pas vrasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu