Një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky sapo ka thënë se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.
Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen.
Ukraina ka mohuar raportet se ka kundërshtuar një ofertë ruse për të eksploruar bisedimet e paqes.
Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, tha në Facebook: “Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime.
“Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar.
“Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave.
“Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale.”