LAJM I FUNDIT/ Paplekaj: Jam i tronditur,nuk e di gjendjen e familjes sime

0

Pak minuta më parë kanë mbërritur në gjykatë 11 të arrestuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pas përplasjeve në Elbasan.Një ndër to dhe Arbër Paplekaj.

Arbër Paplekaj, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Gjatë seancës gjyqësore ai ka thënë:

“Ndjehem i tronditur sepse një njëri ka mbetur i vrarë.Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime.”

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu