LAJM I FUNDIT/ Parandalohet krimi në Elbasan, kapet një person me kallashnikov

0

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Elbasan. Burime për Infoweb/Media bëjnë me dije se në afërsi të vendit ‘Sporti i Vjetër’ në Elbasan, është pikasur një person i armatosur në atë zonë me kallashnikov dhe fishek në fole gati për qitje.

Arma është gjetur dhe sekuestruar jashtë rrugës, ndërsa personi e braktisi menjëherë sapo vuri re prezencën e efektivëve të policisë.

Bëhet me dije se ai është identifikuar dhe shpallur menjëherë në kërkim nga policia dhe një person tjetër është shoqëruar në ambientet e policisë së Elbasanit./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu