LAJM I FUNDIT/ Posedonte kokainë dhe armë të ftohta, policia arreston infermierin në Delvinë (EMRI)

0

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar nën akuzën e “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Bëhet fjalë për shtetasin Flugert Lalaj i cili punonte si infermier në spitalin e Delvinës. Policia njofton se gjatë kontrollit në automjetin e tij iu sekuestruan: kokainë, një përdorues grushti, dy thika dhe një shkop metalik.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu